Sërish aksident i rëndë, vdes një person

Kronikë e zezë

Sërish aksident i rëndë, vdes një person

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale në Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi, ndërsa është plagosur Erlind Hysenaj, i cili ishte drejtues i makinës.

Sipas policisë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

"Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital", sqaron policia.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat