Të shtënat në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Të shtënat në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, pasditen e djeshme rreth orës 17:40, në Pejë janë njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një plumb ka goditur shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar.

Policia me të marrë informatën menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktit me viktimën ka kuptuar se derisa ishte duke qëndruar në dhomën e ndejës fillimisht ka dëgjuar një të shtënë të armës, ku sapo është ngritur në këmbë ka dëgjuar edhe dy të shtëna dhe nga këto të shtëna është goditur shtëpia e tij.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit: J. G. i lindur me 1974, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara kanabis.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion, ku me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar që objektivat strategjike t’i realizojë gjithmonë për të përmirësuar sigurinë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës, të mbajë rendin dhe qetësinë publike, të parandalojë dhe të zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut tek të gjithë qytetarët e vendit.

“Posedimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, në çdo kohë mund të paraqesë rrezik. Ky fakt dokumentohet në incidente të natyrave të ndryshme”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia kujton se të shtënat me armë ndalohen me ligj dhe mund të shkaktojnë vdekje apo plagosje të panevojshme të njerëzve, prandaj apelon që të ketë konsideratë çdo qytetar në këtë drejtim, me që Policia detyrohet të veprojë në çdo vend dhe në çdo kohë, për të ndaluar veprimet e kundërligjshme dhe ndaj të gjithë kryesve të veprave do të merren masa adekuate ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat