Aktakuzë ndaj një polici në Suharekë, fyente rëndë qytetarët

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një polici në Suharekë, fyente rëndë qytetarët

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër Xh. K nga Komuna Suharekë, për veprat penale, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “ Lëndim i rëndë trupor”, si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti ka ndodhur më 22.08.2018, në Suharekë, ku i pandehuri Xh. K., në cilësinë e zyrtarit policor, keqpërdor detyrën dhe autorizimet publike, duke keqtrajtuar e fyer rëndë personalitetin e të tjerëve, këtu të dëmtuarve H.G., A.G., dhe Q. Xh nga Suhareka. Përderisa të dëmtuarit ishin duke hipur në makinën e tyre në parkingun e një restoranti, i pandehuri fillimisht iu kërkon dokumentet e identifikimit, dhe përderisa njëri prej tyre nuk e kishte me vete dokumentin, i njëjti nervozohet dhe e godet në kokë, ku pastaj të tre të dëmtuarit i hip në makinën e policisë, kështu ku edhe gjatë rrugës për në stacionin e policisë, i ofendon e i godet ata.

Pas arritjes në Stacionin policor në Suharekë, i ndan në dhoma të veçanta, ku secilin prej tyre,  duke i kapur për fyti, i shanë e ofendon, dhe i godet me  grushte në kokë, bark dhe gjoks.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprave penale të cekura më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Dega Malisheve, që i pandehuri Xh. K., të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat