Në Drenicë një person gjuan me armë reflektorin që ndriqon rrugën

Kronikë e zezë

Në Drenicë një person gjuan me armë reflektorin që ndriqon rrugën

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një person që ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ”dëmtim i instalimeve publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat