Policia i konfiskon armën 17-vjeçarit në Vushtrri

Kronikë e zezë

Policia i konfiskon armën 17-vjeçarit në Vushtrri

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë nga njësia policore në pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit D.J., 17 vjeçar, i është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishek.

Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gazë, prodhim gjerman.

I dyshuari D.J., 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat