45 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

45 aktakuza për 24 orë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm Një kërkesë është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar:

Një (1) traktor dhe

Një (1) sharrë motorike.

Kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, ku me ç’rast është sekuestruar:

Një (1) veturë Golf 2.

Ndërsa, kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku me ç’rast është sekuestruar:

Një (1) veturë GOLF 4.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Gjithashtu, dyshohet se në Gjilan, persona të maskuar kanë kryer vjedhje të rëndë, në një këmbimore, në vlerë prej 35.000 euro.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Po ashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat