Dyshohet se nxënësja u sulmua seksualisht nga mësimdhënësi i shkollës

Kronikë e zezë

Dyshohet se nxënësja u sulmua seksualisht nga mësimdhënësi i shkollës

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 20:47
Ilustrim

Rasti është paraqitur në polici nga vet viktima, por polica nuk jep detaje për rastin.

Rruga  “Bajram Bahtiri” të shpie drejt shkollës fillore “Nazim Gafurri”.

Por hapat drejt saj po duken të mos jenë shumë të sigurt.

Pikërisht në këtë vend, dyshohet se është sulmuar seksualisht një vajzë.

E rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur vet ajo.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Por siç merr vesh televizioni T7, vajza që e paraqiti rastin në polici ishte nxënëse e kësaj shkolle.

Ajo ka pretenduar se sulmi ka ardhur pikërisht nga një mësimdhënës i shkollës “Nazim Gafurri”.

Për këtë çështje T7 është interesuar për të marr detaje edhe në Policinë e Kosovës.

Por, të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin asgjë më shumë se sa që është dhënë në raportin zyrtar të policisë.

Gjatë së enjtes as udhëheqësit e shkollës nuk pranuan të japin detaje për ngjarjen.

Ndonëse edhe prindërit e nxënësve të këtij institucioni arsimor janë të informuar për këtë ngjarje, ata thanë se nuk duan të flasin pasi që dëmtojnë hetimet.

E sipas Diellza Bezerës nga ArtPolis, një dukuri e tillë është prezente në institucionet arsimore në Kosovë.

“Është shqetësues është veç një prej shumë rasteve që ndodhë qoftë në shkollë qoftë në rrugë është një fenomen që po vazhdon me ndodhë nuk e di nëse mundem me thanë që institucionet e tona kanë bë shumë në këtë drejtim”, ka thënë Diellza Bezera nga ArtPolis.

Por sipas saj, në krejt këtë ngjarje ka diçka pozitive.

“Çka mundemi me marrë si shembull prej këtij rasti është për faktin që personi në fjalë e ngacmuara ka raportu rastin në polici”, ka thënë Bezera.

T7 kishte raportuar të martën se  Inspektorati i Punës ka marrë vendim që një mësimdhënës pikërisht i shkollës “Nazim Gafurri”, i cili akuzohej për ngacmim seksual, të kthehet në vend të punës pasi ishte shpallur i pafajshëm.

E për të dy rastet, nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë nuk kanë i kanë kthyer përgjigje televizionit, se çfarë masash do t’i marrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat