Dy raste të dhunimit në Obiliq

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunimit në Obiliq

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:44
Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë në komunën e Obliqit janë evidentuar dy raste të dhunës seskuale.

Në rastin e parë që sipas Policisë ka ndodhur më 9 nëntor është arrestuar një i dyshuar  i komunitetit ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht një femër po të këtij komuniteti. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur më 7 nëntor rreth orës 23 ku dy të dyshuar, nuk dihet përkatësia kombëtare e tyre, të mitur, dyshohet se e kanë keqtrajtuar si dhe dhunuar një femër të nacionalitetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat