Shmang mijëra euro nga tatimi, arrestohet një person në Mitrovicë - Bota Sot
Shmang mijëra euro nga tatimi, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Shmang mijëra euro nga tatimi, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Më 23 prill 2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar një informacion se një i dyshuar është duke kryer veprën penale shmangie tatimi”.

Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i sipërcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 eurosh.

Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është: A.M., lindur me 1986.

Sot, më 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të përmenduar, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat