(E plotësuar) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete.
***
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lluzhan të Podujevës, saktësisht afër marketit “Mega Center”.
Dyshohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident.
Sipas informacioneve, Policia e Kosovës dhe ambulanca është në vendin e ngjarjes.