15 sirianë e kurdë kapen në Kukës, destinacion e kishin Kosovën

Kronikë e zezë

15 sirianë e kurdë kapen në Kukës, destinacion e kishin Kosovën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Policia shqiptare ka ndaluar 15 klandestinë të ikur nga zonat e luftës që destinacion kishin Kosovën.

Siç njoftohet nga Policia e Kukësit, të ndaluarit kishin shtetësi kurde dhe siriane.

Ata u kapën tek Ura e Drinit të Zi mbrëmjen e djeshme, teksa në mesin e tyre janë katër gra e fëmijë.

Aktualisht ata janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë, se Kosova kishte kthyer nga zonat e luftës 110 kosovarë, ish-pjesëtarë të ISIS-it dhe gra e fëmijë që kishin shkuar atje pa dëshirën e tyre.

Madje për disa nga të cilët janë siguruar prova të mjaftueshme, prokuroria ka ngritur edhe aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat