Dhunoi seksualisht të miturën – 48 orë paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Dhunoi seksualisht të miturën – 48 orë paraburgim për të dyshuarin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar në paraburgim një të dyshuar për veprën penale të “dhunimit”.

Për të ndaluarin, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 nëntor të vitit 2019 e ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur në një motel në hyrje të qytetit të Gjilanit.

Prokurori i  rastit do të kërkojë nga Gjykata e Gjilanit paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Gjilanit:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin M.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat