Plagoset rëndë një shqiptar në Milano

Kronikë e zezë

Plagoset rëndë një shqiptar në Milano

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një shqiptar 40-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëlluar me armë në një bar gjatë natës, ne Piotello, Milano.

Mediat italiane raportojnë se ai mori një plumb në bark dhe e dërguan me urgjencë në spitalin në San Raffaele.

Ai ishte i vetëdijshëm në kohën që po e transportonin në urgjencë, por nuk ka dhënë detaje për sa ndodhi.

Policia ka thënë se të shtenat ndodhen gjatë natës, por ende nuk ka një dinamikë të qartë të asaj që ndodhi dhe arsyeve.

Mjeket thonë se gjendja e shqiptarit është shumë kritike për jetën. Ndërkohë që shqiptari sapo ishte shtruar, në urgjence u paraqit edhe një tjeter i plagosur, dyshohet klient në të njejtin bar, por ende nuk ka një version zyrtar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat