Arrestohet një person në Pejë, i dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, i dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Me datën 13.11.2019 rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Pheaton në parking të objektit të tij në rrugën “Ahmet Shala” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një pune intensive është arritur të gjendet vetura e lartcekur në oborrin e spitalit rajonal në Pejë, ku e njëjta është sjellë në Stacionin Policor në Pejë për ekzaminime të mëtutjeshme.

Me datën 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohet, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M. i lindur me 1992 m/k/sh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat