Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:57
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, teksa nuk dihet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar edhe kolonë e gjatë.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë më rastin.

Policia së fundi ka apeluar disa herë për kujdes të shtuar në trafik, pasi që kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat