Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

Kronikë e zezë

Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:23
Foto

Shërbimin Korrektues i Kosovës ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ  në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast  shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.

Sipas komunikatës, puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre  për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.

“SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin  e përsëritjes  së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji.

Presim nga shoqëria e gjerë që ti pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të  ndihmoi SHKK-në  në misionin e saj të risocializimit dhe ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat