Një burrë në Durrës, ngacmon seksualisht vajzën 15 vjeçe

Kronikë e zezë

Një burrë në Durrës, ngacmon seksualisht vajzën 15 vjeçe

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një burrë në Durrës është vënë në prangat e policisë nën akuzën e ngacmimit seksual.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin A.L., banues në Durrës, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një vajzë 15 vjeçare.

Ka qenë e mitura ajo që ka bërë denoncimin në polici e shoqëruar nga familjarët, duke thënë se i dyshuari ka tentuar që të bëjë vepra të turpshme me të teksa kalonte në rrugë, duke e prekur në pjesë intime.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, policia e Durrësit nuk jep më shumë detaje, teksa konfirmon arrestimin e bërë gjatë së mërkurës për 54-vjeçarin.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Ngacmimi seksual”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat