Për 24 orë policia ka shqiptuar mbi 1500 tiketa trafiku

Kronikë e zezë

Për 24 orë policia ka shqiptuar mbi 1500 tiketa trafiku

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni. 14 prej tyre me të lënduar, ndërsa 17 tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 529 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 27 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat