Grushte policit, arrestohet 43 vjeçari në Berat

Kronikë e zezë

Grushte policit, arrestohet 43 vjeçari në Berat

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:20
Ilustrim

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.N., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për  shtetasin A.K., 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat