Përleshje në Rahovec, përdoren edhe armët e zjarrit

Kronikë e zezë

Përleshje në Rahovec, përdoren edhe armët e zjarrit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Policia në Rahovec ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, janë rrahur mes vete dhe dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është në procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat