Një serb dhe dy shqiptarë arrestohen në Gjilan, u zunë me narkotikë

Kronikë e zezë

Një serb dhe dy shqiptarë arrestohen në Gjilan, u zunë me narkotikë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Policia në Gjilan njofton se pas një pune hetimore janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar, një serb dhe një shqiptar shtetas të Serbisë, si dhe një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku gjatë kontrollit te i dyshuari serb janë gjetur dhe konfiskuar 5.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, ndërsa te i dyshuari shtetasi i Shqipërisë janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme.

Nga të dyshuarit është konfiskuar vetura me të cilën kishin qenë, dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat