Kidnapohet një vajzë 17-vjeçare në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Kidnapohet një vajzë 17-vjeçare në Fushë-Kosovë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një vajzë 17-vjeçare dyshohet se është kidnapuar gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, më saktësisht afër stacioni të hekurudhës.

Brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar rastin, duke bërë me dije se është duke u hetuar ky rast.

Prindi i 17-veçares po dyshon se vajzën e tij me iniciale Z.Sh, e kanë kidnapuar dy ish-vjehrrit e vajzës.  Pretendimet e prindit janë se ish-vjehrri B.R dhe ish-vjehrra E.R së bashku me një person tjetër kanë kidnapuar vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende për informacionet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat