Vdekja e 22 vjeçares, arrestohen babë e djalë – dyshohet se e shtynë drejt vetëvrasjes

Kronikë e zezë

Vdekja e 22 vjeçares, arrestohen babë e djalë – dyshohet se e shtynë drejt vetëvrasjes

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Foto vajza

Për vdekjen e 22-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës, Blerta Osmani, që kishte vdekur në rrethana dhe motivet të paqarta, policia ka arrestuar babë e djalë.

Babë e bir janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale: ‘Vdekje e dyshuar & Shtytje në vetëvrasje & Manipulim me prova & Armëmbajtje pa leje & Lajmërim apo kallëzim i rremë’, njofton policia.

“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin me datën  26.11.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj babë e djalë të  i cili dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë  dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

22-vjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë si pasojë e shkrepjes së plumbit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat