Arrestohen në Prishtinë dy burra dhe një grua nga Shqipëria, nën dyshimet për marrje me prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen në Prishtinë dy burra dhe një grua nga Shqipëria, nën dyshimet për marrje me prostitucion

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Foto

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar në Prishtinë dy burra dhe një grua nën dyshimet për marrje me prostitucion.

Në raportin e policisë shkruhet se dy meshkuj shqiptarë dhe një grua egjiptiane nga Shqipëria janë arrestuar nën dyshimet e bazuara se janë marrë me prostitucion.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë.

“ Njësiti NJHTQNJ gjatë hetimit të zhvilluar ka arrestuar dy meshkuj K-Shqiptarë dhe një femër Egjiptiane nga Shqipëria me dyshimin e bazuar se janë marr me prostitucion. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë”, shkruhet në njoftim të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat