Vjedhin 43.466 euro në një lokal në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vjedhin 43.466 euro në një lokal në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:03
Prishtinë

Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali në Prishtinë, dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën B dhe është raportuar nga ankuesja femër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Po në Prishtinë, është raportuar për një vjedhje tjetër në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, ku menaxherja e një qendre tregtare ka raportuar se person-a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në objektin e qendrës tregtare, ku kishin vjedhë një shumë parash të gatshme dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat