Konfiskohet sasie e madhe e mishit në Pejë

Kronikë e zezë

Konfiskohet sasie e madhe e mishit në Pejë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të mishit në Pejë, arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’.

Policia e Kosovës, Njësitet e Stacionit Policor Pejë, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë realizuar një bastisje në fshatin Sigë të komunës së Pejës.

Siç njofton kumtesa, gjatë bastisjes në një depo janë gjetur të deponuara lëkura të kafshëve dhe rreth tre mijë e dy qind (3200) kilogram lloje të ndryshme të mishit, dhe në stallën e këtij objekti janë gjetur shtatë (7) krerë lopë dhe gjedhe pa numër identifikues.

Pasi që janë njoftuar nga policia, në vend të ngjarjes kanë dalë inspektoret e AUV-së dhe doganierët.

Pas verifikimit të objektit nga inspektorët është konstatuar se depoja në fjalë nuk i plotëson kushtet higjieno-sanitare dhe janë vendosur vulat zyrtare (bllombat) në dyert e depos deri sa të krijohen kushtet për asgjësim, ndërsa shtatë (7) krerë lopë dhe gjedhe janë konfiskuar pasi që nga i dyshuari nuk është prezantuar ndonjë dokument për identifikimin e prejardhjes së tyre.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat