Gjendet në kanal një trup i pajetë në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet në kanal një trup i pajetë në Pejë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një trup i pa jetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Pejë.Policia ka njoftuar se rreth orës 07:08 ka pranuar informacion se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë në një kanal, ishte vërejtur një person i shtrirë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat