Përleshje mes shqiptares dhe serbes në Klinë

Kronikë e zezë

Përleshje mes shqiptares dhe serbes në Klinë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Dy vajza, njëra shqiptare e tjetra serbe, janë përfshirë në një përleshje në mes vete gjatë natës së 30 nëntorit në një klub nate në Klinë.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka arrestuar të dy vajzat, si dhe të dyja gjenden në mbajtje.

“Fsh. Gremnik, Klinë 30.11.2019-00:10.  Janë arrestuar dy të dyshuara femra Kosovare (njëra shqiptare dhe tjetra serbe), pasi që të njëjtat në gjendje të dehur në një klub nate janë përfshirë në rrahje mes veti. Me vendim të prokurorit, të njëjtat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat