Menaxheri i restorantit e rrahë punëtorin, e bën për spital

Kronikë e zezë

Menaxheri i restorantit e rrahë punëtorin, e bën për spital

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një restorant, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga menaxheri.

Për shkak të lëndimeve të marra viktima është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK, njofton PK.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat