237 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

237 aktakuza për 24 orë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 237 aktakuza kundër 275 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë tri  kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre  personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë  persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre  persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 74 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjithsej pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetë (50) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër katërdhjetë (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat