Aksident në Dobrushë të Istogut, gjashtë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Dobrushë të Istogut, gjashtë persona të lënduar

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:26
Foto

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 10:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Dobrushë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, lëndimet kanë qenë të lehta”, ka thënë Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat