I mori para dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte vizën gjermane, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Kronikë e zezë

I mori para dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte vizën gjermane, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 09:45
Foto

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës e kanë arrestuar në Fushë Kosovë një person pasi që i njejti kishte mashtruar dikë duke ia marrë 80 euro, kinse për t’i ndihmuar në rregullimin e vizës gjermane.

Në raport të policisë, shkruhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull K-Shqiptar duke i marre 80 euro kinse për t’i ndihmuar në rregullimin e vizës gjermane. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, kanë bërë të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat