Rrahu gruan, arrestohet burri nga Skënderaj

Kronikë e zezë

Rrahu gruan, arrestohet burri nga Skënderaj

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:24
Foto ilustruese

Policia në Skënderaj njofton se ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Sipas Policisë bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar nga i cili është sekuestruar një pushkë për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat