Aksident tek “Kroi i Mbretit”, një i vdekur dhe dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident tek “Kroi i Mbretit”, një i vdekur dhe dy të lënduar

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Komoran.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

”Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura .”- tha Hoxha.

Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve bën apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat