Arrestohet personi që telefonoi 24 mijë herë në shërbimin e klientit

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që telefonoi 24 mijë herë në shërbimin e klientit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim v

Një pensionist japonez u arrestua pasi kishte telefonuar 24 mijë herë në dy vjet shërbimin e klientit të operatorit të tij telefonik.

E gjithë kjo ishte bërë me motivin që kjo kompani nuk kishte respektuar kontratën e tij, sipas policisë dhe mediave lokale.

“Ky person, 71 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi bëri më shumë se 400 telefonata në një javë në një shërbim klientele të operatorit telefonik KDDI”, theksoi sot një zëdhënës i policisë së Tokios.

“Ai kërkonte që punonjësit e KDDI të shkonin tek ai për t’i kërkuar falje për shkeljen e kontratës”, shtoi tutje ai.

Autoritetet tutje bëjnë me dije se personi u arrestua për pengim të një aktiviteti normal tregtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat