Arrestohet i dyshuari në Pejë i cili ishte në kërkim për dy vepra penale

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Pejë i cili ishte në kërkim për dy vepra penale

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar edhe një person të dyshuar për veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie të ndihmës në kryerje të veprës penale’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’

Sot me datë 04.12.2019 pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim Policor.

I dyshuari  B.B.  i lindur me 1991  m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat