Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një person në Drenas

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një person në Drenas

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në Korreticë të Drenasit.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari, i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu, një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime  të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat