Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person si i dyshuar se ka shkaktuar aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Nga ky aksident ka mbetur një person ndërsa dy tjerë janë lënduar.Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatn Korreticë e lartë afër parkut të biznesit, ku i dyshuari   derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. 

Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë  një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime  të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat