Pas mosmarrëveshjes me gruan, ia vë flakën shtëpisë

Kronikë e zezë

Pas mosmarrëveshjes me gruan, ia vë flakën shtëpisë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, ia ka vënë flakën shtëpisë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren, ku i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit në momentin kur është përleshur me bashkëshorten, e më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat