Arrestohet burri që e kishte rrahur gruan përgjatë pesë muajve

Kronikë e zezë

Arrestohet burri që e kishte rrahur gruan përgjatë pesë muajve

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Në Fushë Kosovë një person është arrestuar për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi për pesë muaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat