Arrestohet një shtetas çek në Kosovë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë, policia jep detaje

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:18
Ilustrim

Policia e Kosovës minuta më parë ka arrestuar një shtetas çek.

Lajmin për io e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetror, në veqanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkomtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet nderkombtare për zbatim të ligjit”, thuhet një njoftimin e tij.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombetar dhe Evropian, dhe i denuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për vepër penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dergohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat