Me maska e me armë, tre persona plaçkisin si në filma një market në Gjilan

Kronikë e zezë

Me maska e me armë, tre persona plaçkisin si në filma një market në Gjilan

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 22:00.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kamnik”, ku dyshohet se tre persona të maskuar kanë hyrë tek marketi “Kam” për të grabitur.

Të njëjtit nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë nga arka e marketit,.

Vlera e të hollave të vjedhura raportohet të jetë diku rreth 2 mijë e 900 euro. Rasti është duke u hetuar teksa nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat