Mashtronte për të përfituar para, arrestohet 49-vjeçari

Kronikë e zezë

Mashtronte për të përfituar para, arrestohet 49-vjeçari

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga Arben Musliaj, 49-vjeç nga Tirana, pasi mashtronte dhe përfitonte para si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti.

Musliaj është arrestuar pasi ka shfrytëzuar situatën dhe ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N.F., me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat