Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me një kamion, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me një kamion, tre të plagosur

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Berat-Ure Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se një ambulancë është përplasur me një trajler. Për pasojë janë plagosur shoferi, një mjek dhe një pacient, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca hynte ne qytet, kurse trajleri me targa Serbe hynte ne nje pulari, ku kishte sjellë mall. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat