Konfiskohet kokainë dhe marihuanë në Ferizaj, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Konfiskohet kokainë dhe marihuanë në Ferizaj, katër të arrestuar

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar sasi të ndryshme me kokainë dhe marihuanë.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.67 gram substance narkotike e llojit marihuanë, 0.06 gram kokaine dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Kurse, në një rast tjetër, po në Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën ishin janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2.23 gram substance narkotike e llojit marihuanë dhe 0.90 gram kokainë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat