Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 1.73 gram substanca narkotike e llojit kokainë, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 7.29 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy telefona mobil, 203.22 euro para te gatshme, 10 dollar kanadez, 10 franga zvicerane, 30 denar maqedon, 5 funta anglez, dhe një peshore digjitale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.