“Komitët” sulmojnë veturat dhe shtetasit të Kosovës, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

“Komitët” sulmojnë veturat dhe shtetasit të Kosovës, ndërhyn policia

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Tifozët e Vardarit të quajtur edhe “Komitët”, të pajisur me thika e shkopinj kanë sulmuar gjatë ditë së sotme makinat me targa të huaja, kryesisht ato me targa të Kosovës.

Më pas përleshja ka degraduar edhe fizikisht mes ‘Komitëve’ dhe pronarëve të makinave.

Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat të dyja palët, si komitët po ashtu edhe shtetasit e Kosovës dhe për momentin po merren në pyetje nga organet hetimore.

Si shkak i përplasjes fizike 2 kosovarë kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa 3 komitë janë ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat