Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 07.12.2019 rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri (3) lokacione.

“Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm. dhe është hapur rasti ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë bastisur edhe tri (3) lokacione tjera dhe sot me datë 09.12.2019, kanë arritur të arrestojnë edhe dy të dyshuarit tjerë të cilët ishin në arrati”, thuhet në njoftimin për media.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat