Arrestohet në Pejë ‘Bosi i Krimit’ pas një përleshje fizike

Kronikë e zezë

Arrestohet në Pejë ‘Bosi i Krimit’ pas një përleshje fizike

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:03
Princ Dobroshi

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotshme ka arrestuar tre persona pas një përleshje në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë.

Të arrestuarit e sotëm janë Artan Dobroshi, Princ Dobroshi dhe Valon Sadiku.

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga bosat e krimit. Ai po ashtu është i njohur për shpërndarje të heroinës.

Në vitin 1993 ai ishte kapur në Norvegji dhe një vit më pas ishte dënuar me 14 vite burg me akuzën për trafikim të heroinës.

Kurse në vitin 1997 ai ishte arratisur nga burgu dhe kishte vepruar në Çeki. Në vitin 1999 ishte arrestuar në Pragë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi se arrestimi i tyre është bërë për shkak të një përleshje dhe për armbajtje pa leje.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 07.12.2019 rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri (3) lokacione.

Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm. dhe është hapur rasti ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë bastisur edhe tri (3) lokacione tjera dhe sot me datë 09.12.2019, kanë arritur të arrestojnë edhe dy të dyshuarit tjerë të cilët ishin në arrati.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat