Kamerat e sigurisë kapin një grua duke vjedhur rroba në një dyqan në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kamerat e sigurisë kapin një grua duke vjedhur rroba në një dyqan në Prishtinë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Të premten që shkoi, pronari i një butiku vërejti diçka të pazakonshme në lokalin e tij, dhe për këtë ai hodhi sytë tek kamerat.

Dyshimi që kishte ndaj lëvizjeve të dyshimta të një gruaje, doli të jetë i bazuar pasi në kamera shihet se ajo vodhi në lokalin e tij.

Reporteri.net ka siguruar videon e momentit të vjedhjes, të cilin e ka censuruar për të ruajtur identitetin e të dyshuarës.

Pronari i dyqanit nuk është shprehur i mërzitur për vlerën e vjedhjes, pasi thotë se jakna që gruaja futi nënsqetulla kushtonte vetëm 50 euro, mirëpo atë thotë se e pengonte gjesti.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që kamerat e sigurisë kanë kapur persona teksa vjedhin nëpër butiqet e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat